Punime në rrjet, këto zona në Tiranë do të mbesin disa orë pa energji elektrike ditën e nesërme

Punime në rrjet, këto zona në Tiranë do të mbesin disa orë pa energji elektrike ditën e nesërme

Foto ilustruese

Disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike për disa orë ditën e nesërme, për shkak të punimeve që po kryhen në rrjet.

OSHEE bën me dije se po ndërhyhet në mirëmbajtjen e kabinave dhe për pasojë, nga ora 09:00 deri në orën 16:00 do të mbesë pa drita Rruga "Albanopoli pranë shkollës “Qazim Turdiu”.

Po ashtu pa drita do të mbesin pjesërisht "Rruga e Kosovarëve", rruga dytësore Vorë-Rinas pranë rrethrrotullimit Vorë, rruga ‘Rrapo Hekali’ dhe rruga ‘Besim Alla’, ndërsa energjia do të stakohet nga ora 09:00, deri në orën 17:00.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë