Disa zona në Tiranë nuk do të kenë energji elektrike për dy orë ditën e nesërme, si pasojë e punimeve në rrjet.
Nëpërmjet një postimi, OSHHE bën me dije se stakimi i energjisë vjen për shkak të punimeve në NST Tirana 1, ndërsa rryma do të shkëputet në intervalin kohor 15:00-17:00.
Zonat që do të mbesin pa energji elektrike për dy orë ditën e nesërme janë: "Don Bosko", zona rreth Pallatit të Sportit " Asllan Rusi", "Pandi Dardha", "Mati Logoreci", "Vangjel Noti", " Ndre Mjeda", "Kongresi i Lushnjes", "Rruga e Durrësit", "Muhamet Gjollesha", "Artan Lenja", " Bab Rexha", Pallatet Hawai, Pallatet Karavani