Punimet në stadiumin e ri “Arena Kombëtare” në Tiranë po vijon me ritme shumë të larta, ku tashmë mund të themi se kanë përfunduar më shumë se 80% e punimeve. Së fundmi është kryer edhe vendosja e plotë e pjesës metalike të mbulesës së tribunave, që është njëkohësisht edhe procedura më e vështirë e ndërtimit të saj.
Stadiumi Arena Kombëtare në ndërtim
Në këto pamje shfaqet pikërisht stadiumi nga lart, me formën e tij tashmë të plotësuar. Puna vijon ndërkohë me instalimet elektrike dhe hidraulike, ndërkohë që shumë shpejt pritet të mbyllet edhe puna në tribuna, për të vijuar më pas me pjesën e fasadës dhe vendosjen e stolave.
Projekti si do jetë Arena Kombëtare
Brenda vitit pritet të mbyllet plotësisht puna që kërkon materiale të rënda ndërtimi, për të nisur punimet e fushës së blertë dhe vendosjen e stolave./superligash/