Shoqatat e ambjentalistëve kanë zhvilluar një protest në Lagunën e Karavastasë.
Shkak i protestës është një mjet i cili po kryen punime brenda parkut, prej disa ditësh.
Pavarësisht se Ministria e Mjedisit dhe Bashkia e Divjakës kanë mohuar të kenë dhënë leje për punime, punimet kanë vijuar, ku një dragë, po pastron kanalet me kërkesë të shoqatës së peshkimit.
''Vendi ku parashiohet të kryhet ndërhyrja dhe më pas përdorimi për qëllime të ashtuquajtura turistike, është vetëm territori i furnizimit të Pelikanit Kaçurrel. Pelikani. Ju e shikoni se sa afër është. Pelikani Kaçurrel është specie e rrallë për Divjakën por edhe për Shqipërinë. Ndërhyrja në një zonë qendrore sipas ligjit nuk lejohet'', u shpreh Nihat Dragoti.
''Ne aty kemi numruar aty mbi 100 çafka, 100 sqebiza, mbi 100 pelikan. Ne aty çfarë do të bëjmë?Ne do të krijojmë një kanal ku do të kalojnë varkat'', deklaroi Taulant Bino.
Më herët përfaqësuesi i shoqatës së menaxhimit të peshkimit në Divjakë u shpreh për Report TV se nëse nuk bëhen punime me dragë, atëherë rrezikohet që ekosistemi të shkatërrohet dhe nuk do të ketë peshq.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO