Kryeministri Edi Rama ka ndarë të shtunën pamje dhe detaje nga ecuria e punimeve në Urën e Viroit në Gjirokastër. e para nga 30 urat që do të ndërtohen ose përmirësohen në të gjithë Shqipërinë, me mbështetjen e Bankës Botërore dhe investimin e qeverisë shqiptare.
Në një postim në Facebook, Rama bën të ditur se projekti po shkon drejt përfundimit dhe përfshin ndërtimin e një ure të re me dy hapësira drite, si dhe një tombinoje që lidh urën ekzistuese në digën e liqenit me lumin Drino.
Sipas tij, ndërhyrjet synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit në këtë segment rrugor. Gjithashtu, sipas Ramës janë realizuar struktura në funksion të kategorisë së rrugës C2 dhe është përmirësuar organizimi i hyrjeve dhe daljeve, në një gjurmë të re rrugore që kalon paralel me rrugën ekzistuese.
“Përfundimi dhe hapja e kësaj vepre do të sjellë përmirësimin e gjurmës ekzistuese, rikthimin e kapacitetit mbajtës të strukturës dhe rritjen e sigurisë rrugore, duke shmangur ndërprerjen e qarkullimit për shkak të përmbytjeve”, u shpreh Kryeministri.
Ura, me gjatësi 33 metra dhe gjerësi 7 metra, do të ketë dy korsi dhe trotuare në të dy anët. Ajo ndodhet në aksin SH4, në drejtim të pikës kufitare të Kakavijës, dhe konsiderohet një nyje e rëndësishme për qarkullimin në jug të vendit.
Sipas të dhënave, përfundimi i saj pritet të ndikojë në uljen e kohës së udhëtimit dhe përmirësimin e sigurisë, veçanërisht në rastet e përmbytjeve. Projekti synon gjithashtu të garantojë qarkullim gjatë gjithë vitit, duke përfituar mijëra drejtues mjetesh dhe këmbësorë.
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Mars, 08:12
Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?
-
Po
90.3%
-
Jo
6.9%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 1962
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Ilir Meta i burgosur politik’, deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup: Mund të ndikojë në raportet mes shteteve
28 Mars, 12:45
-
Blushi rikujton arrestimin e Ilir Metës: SPAK nuk e heton qëllimisht se është krim shtetëror, e ka urdhëruar Rama
28 Mars, 12:07
-
'Time Out': Këto janë 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri në vitin 2026
28 Mars, 10:05
-
Raporti i BTI/ Shqipëria e para në rajon për transformimin politik dhe qeverisjen, e 3-ta për zhvillimin ekonomik
28 Mars, 08:45
-
Mbledhja e grupit të PS/ Rama u jep porositë: Javën e ardhshme deputetë e ministra tur takimesh, tema kryesore integrimi në BE
28 Mars, 07:53
-
Mblidhet Asambleja e PS e Njësisë nr.2 në Tiranë, i pranishëm edhe Rama! Prezantohen të deleguarit
27 Mars, 20:25
-
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolovski: Ilir Meta po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje
27 Mars, 16:44
-
Rama mbledh nesër Grupin e PS në pallatin e Kongreseve, në fokus axhenda parlamentare dhe strategjia e komunikimit! Raporton edhe drejtoresha e Kadastrës
27 Mars, 15:35
-
Lirohen hapësirat publike në Orikum, Lungomare 3 hyn në fazën finale, Rama: Po transformohet vija bregdetare
27 Mars, 15:31
-
Ralf Gjoni në Report TV: Opozitë e paaftë, PD është në shërbim të pushtetit
27 Mars, 14:20
-
A duhet mbajtur referendumi për ndryshimet kushtetuese? Gjoni për Report TV: Zgjedhjet mjaftojnë! Mustafaj: Mënyrë për të nënshtruar popullin
27 Mars, 13:41
-
Gjirokastër/ Të akuzuar për kalim të emigrantëve të paligjshëm në kufi, 2 në pranga! Thyen masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’
27 Mars, 12:52