TIRANË- Xhamia e "Namazgjasë” duket se është gati për të pritur besimtarët për Bajram. Report TV me gazetarin Ermal Qori sjell pamje nga brenda xhamisë, ku duket se punimet janë drejt fundit. Në inaugurimin e saj pritet të jetë edhe presidenti turk, Recep Erdogan.
Xhamia e "Namazgjasë", përfshin një sipërfaqe prej 10.000 metrash dhe ka kapacitet për 5.000 besimtarë, ndërsa së bashku me hapësirat e jashtme, 10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë.
Xhamia e Namazgjasë, me kupolën e lartë 35 metra dhe katër minaret, lartësia e të cilave shkon në 50 metra, tashmë është shndërruar në një nga simbolet e Tiranës. Ajo po ashtu do të përfshijë bibliotekën, qendrën kulturore, parkingun, kursin e Kuranit, sallën e ekspozitave, mensën dhe sallën e konferencave, kurse krahas saj do të ndërtohet një muze i quajtur "Muzeu i Bashkëjetesës".
U be afer parlamentit qe qeveritaret dhe deputetet para se te hyjne ne sallen e parlamentit te falin gjynahet qe per 30 vjet i kane bere ketij populli
PërgjigjuMire do ishte, po ska mbetur njeri me din e iman ne ate parlament..per fat te keq..
Shyqyr qe ia mbrritem kesaj dite.Do te jete xhamija me e madhe ne Europe.Edhe kuvendi do te jete ne hijen e saj .
Përgjigju