Për rreth një muaj stacioni i trenitDurrës do të jetë i mbyllur, ndërsa është zhvendosur në Shkozet provizorisht. Stacioni është mbyllur për shkak të punimeve që po kryhen nga bashkia pranë stacionit në Durrës për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza.

Për këtë arsye, Drejtoria e Hekurudhave vendosi që duke nisur nga kjo fundjavë që po lëmë pas, të gjitha nisjet dhe mbërritjet e trenave të udhëtarëve të zhvendosen në stacionin e vogël hekurudhor të Shkozetit. Gazetari i Report Tv në Durrës, Artur Korriku raporton se nuk do të ketë ndryshime të orarit të udhëtimeve.