Punimet rehabilituese në kryeqytet/ Rikonstruktohen trotuarët e rrugës së Porcelanit

Punimet rehabilituese në kryeqytet/ Rikonstruktohen trotuarët e rrugës së Porcelanit

Pamje nga punimet e nisura në zonën e rrugës së Porcelanit në Tiranë

Qytetarët që jetojnë në zonën e Freskut apo në zonën e njohur si Xhamlliku në kryeqytet do të kenë së shpejti në dispozicion një rrugë me trotuare tërësisht të reja.

Bashkia e Tiranës ka nisur punën  për rikonstruksionin e trotuarëve në rrugën e Porcerlanit një nga akset kryesore të qytetit.

Ndërmarrja Nr. 2 e Bashkisë me punëtorët dhe automjetet e saj po punon intensivisht për rehabilitimin e trotuarëve që kishin shumë vite pa njohur asnjë ndërhyrje.

Fillimisht është ndërhyrë në rrjetin nëntokësor me rrjetin e furnizimit me ujë, si dhe me rrjetin elektrik. Paralelisht, Bashkia e Tiranës po punon edhe në akse të tjera të kryeqytetit për krijimin e të gjithë infrastrukturës së nevojshme jo vetëm për drejtuesit e automjeteve, por edhe për këmbësorët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz