Në kuadër të veprimtarive dhe nismave ndërgjegjësuese të 14 Qershorit, Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, organizuan sot një sesion dhurim gjaku në mjediset e Ministrisë.Që prej vitit 2004, çdo vit në 14 Qershor në shumë vende të botës organizohet Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut.
Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit për sigurimin e gjakut të sigurt dhe produkteve të tij, si dhe për të falenderuar të gjithë dhuruesit e gjakut për jetët e shpëtuara. Slogani i fushatës është : “Dhuro gjak për ato që dhurojnë jetë. Gjak i sigurt për të shpëtuar nënat”.
Fushata ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës së të gjitha vendeve në botë, për rëndësinë që ka sigurimi në kohë i gjakut dhe produkteve të tij, si pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse për të parandaluar vdekshmërinë amtare.
Çdo ditë vdesin 800 gra si rrjedhojë e komplikacioneve që ato kanë gjatë shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës. Pjesa më e madhe e këtyre vdekjeve janë në vendet në zhvillim.
Marrë nga "ATSH"
/Shqiptarja.com