Në thertore dhe ferma ka pasur disa shpërthime të virusit Corona. Një shkak më shumë për të rishikuar edhe një herë gjendjen e punonjësve në këto vende. Politika ka paralajmëruar ndryshime.
“Në Gjermani nuk do të vij më kurrë. As për pushime, as për vizitë. Edhe botën të ma japin!” Mariana Costea ka punuar në një fermë bavareze dy muaj. Më gjatë nuk ka mundur të durojë, për shkak të orëve të tepërta të punës, kushteve të rënda, vendbanimeve të papastërta, mungesës së masave për mbrojtje nga virusi Corona. “Unë nuk e kam pranuar që me një dhomë të flejmë tetë persona, që një banjo të përdorim tetë vetë dhe që 30 persona të përdorin një kuzhinë”, thotë rumunja në bisedë me Deutsche Wellen, në reportazhin “Skandali me sistem”. Me një minibus me tetë ulëse futeshin nga 14 apo 15 persona dhe dërgoheshin në fusha për të punuar. Në mbrëmje ktheheshin në vendbanime, shpjegon ajo. Mbrojtja nga Corona në Gjermani duket ndryshe, e kjo duhet të vlejë edhe për punonjësit evropianolindorë.
Corona – një dëshmi tjetër për gjendjen
Mariana Costea është një nga shumë punonjësit evropianolindorë që kanë ardhur javët dhe muajt e fundit për të punuar në Gjermani, por ndër të rrallët që flasin hapur për gjendjen në ekonominë gjermane – në industrinë e mishit, në shërbimet e postës, në ndërtimtari, ndihmën e të moshuarve apo në bujqësi. Edhe vet ministri i Punës Hubertus Heil ka folur shpesh për gjendjen e rëndë në këto fusha në vitet e fundit: “Corona është si një gotë e djegur”, tha Heil në një konferencë shtypi ne Berlin. “Tani po shihen gjëra për të cilët është menduar se janë në rregull.”
Për këto “gjëra” flet edhe Alex B. në reportazhin e DW. Ai do të mbetet anonim. Ka frikë nga pasojat e mundshme. Dy vite ka punaur në fabrikën më të madhe të mishit në Gjermani, Tönnies: “Ata na i kanë vjedhur orët e punës. Në vend të tetë orëve, duke llogaritur edhe 45 minuta pushim, ne kemi punuar 10 deri në 13 orë në ditë. Pas kësaj pune je i mbaruar edhe psiqikisht.”
“Ata” – janë sipërmarrësit nënkontraktues, të cilët punosojnë numrin më të madh të punonjësve evropianolindorë. Edhe rumuni Alex B. ka kontratën me një nënkotraktues, me një firmë eksterne, e cila ka marrë përsipër disa punë në këtë fabrikë. Këta punojnjës paguhen sipas kushteve të nënkontraktuesve. Përgjegjësinë për gjendjen e tyre e mbajnë këta nënkontraktues dhe jo prodhuesi i mishit.
Shumica e punonjësve paguhet jo me orë por me sasinë e punës. E kjo punë nuk mund të bëhet brenda tetë orësh. Një sistem për eksploatim, thotë Alex B. Kush e kundërshton këtë, do të largohen shpejt nga puna. Për këto vende pune nuk vlejnë rregullat e punës si në Gjermani.
Mbrojtje nga Corona nuk ka pasur pothuajse aspak. Mbi 1500 nga 7000 punonjësit e Tönnies në Rheda-Wiedenbrück kanë rezultuar pozitiv në testet e sëmundjes COVID-19, në fillim të qershorit. Rajoni Gütersloh është futur në Lockdown. Tani prokuroria është duke hetuar në fabrikën Tönnies dhe tek shumë nënkontraktues, nëse ka pasur ndonjë shkelje të ligjit kundër infektimeve.
Nënkontraktuesit një rrjet i vështrië për kontrollim
Sistemi i nënkontraktuesve mundëson punësimin e personave nga vendet lindore dhe krijimin e një rrjeti vështirë të kontrollueshëm. A thua nuk do të ishte e mundur që një vend si Gjermania t’i kontrollojë këto rrjete dhe punojnësit e angazhuar në këtë vend? Të shikojë kushtet në të cilat punojnë ata? Teorikisht po, thotë Marius Hanganu nga projekti “Faire Mobilität”, në bisedë me DW. Ai ka lindur në Rumani dhe ëshë pjesë e një sindikate gjermane që angazhohet për përmirësimin e kushteve të punonjësve nga Evropa Lindore. Ai është përgejgjës për kushtet në kufi dhe në entet e shëndetësisë. Kontrollet nuk janë gjithmonë pa probleme, si për shembull në Bavari. Ai pohon se gjëra të tilla janë konstatuar gjatë viziave në dogana. Ndërsa nga doganat thonë se nuk janë të njoftuar me probleme të këtilla.
Shtimi i rasteve të virusit Corona në industrinë e mishit dhe në bujqësi kanë detyruar politikën të reagojë. Prej 1 janarit 2021 do të ndalohet kontratat e këtilla, që do të thotë se në industrinë e mishit nuk mund të punësohen punonjës të këtillë. Ministri Heil ka përgatitur një projektligj i cili duhet të miratohet në parlament. Heil nuk ka përgjigje pse masa të tilla nuk miratohen edhe për pjesë të tjera të industrisë. Ministri thotë se do të shtohen kontrollet edhe në fusha të tjera.
Corona so shans?
Gjendja në një sipërmarrje bujqësore në Bavari ka rihapur debatin për problemet në këtë fushë. Në Mamming (afër Straubingut) janë testuar pozitv me COVID-19, rreth170 nga 500 punëtorët sezonal. E gjtihë sipërmarrja është futur në karantinë. Shumica e punonjësve vijnë nga Rumania, e të tjerët nga Bullgaria, Hungaria dhe Ukraina.
Kryeministri i Bavarisë Markus Söder thotë se shkaku i infektimeve janë shkeljet në konceptin e mbajtjes së higjenës dhe shkelja e rregullave. Si pasojë, ai kërkon kontrolle më të rrepta “ditë e natë” dhe ” të paparalajmëruara”. Nëse dikush i shkelë rregullat do të denohet me 5000 deri në 25.000 Euro. Ndërkohë që punonjësit sezonalë do të testohen në Bavari, tha Söder. Por deri tani nuk ka ndonjë kufizim në këtë rajon.
Corona mund të shfrytëzohet edhe si shans për përmirësimin e sistemit me punojësit nga vendet lindore – për përmirësimin e kushteve të punës dhe kushteve të banimit. Alex B. është i bindur se gjërat nuk do të ndryshonin po të mos kishin shpërthyer këto raste të infektimeve me virusin Corona. Ai thotë se në të ardhmen nuk do të pranojë të eksploatohet në punë. (dw)
Te njejtat kushte jane dhe ne U.S.A,ne impiantet ku theret dhe perpunohet mishi.Pashe para nje jave nje dokumentar te PBS per kushtet e keqia ,jo vetem per kafshet por dhe njerezit.Keto kompani marrin emigrante nga Amerika Latine (nje pjese ilegale)dhe trajtimi eshte njelloj si ne Gjermani.Me e keqja eshte qe mezi u sigurojne kushte per tu mbrojtur nga Corona.Kur emigrantet protestuan u kishin thene qe n.q.s nuk vinin ne pune do ti zevendesonin me te tjere.Disa emigrante I kishin filmuar fshehurazi me celulare kushtet e punes, por dhe kercenimet e menaxhereve,dhe kur flisnin vete ne dokumentar kishin kerkuar qe te maskoheshin nga frika e ndershkimeve nga kompania.E sa per ju komentuesa qe I quani dembele e keni shume gabim,ketu behet fjale per shkelje flagrante te te drejtave te njeriut e punetorit vecanerisht.Uroj qe te mos jeni kurre ne vend te tyre!
PërgjigjuPËR ÇFAR SHKRUHET NUK ËSHTË PLOTËSISH E PASTËR. 1 PSE KJO APO AI NJERI VAZHDON E PUNON SI SKLLAV KA AI DINJITET E PERSONALITET ? 2 PO TI THOT QË DITËN E PAR KZO JAN KUSHTET TSCHÜß QË DO TË THOT MIRUPAFDHIN ÇFAR DO BËJ KY FUNDËRINA SIPËRMARSI GJERMAN ? SE NË ÇDO VËND TË BOTËS KA QELBËSIRA. 3 PSE NUK SHKOJN KTA QË I VËN SI SKLLEVËR TË ANKOHEN NË POLICI TE I PARI I QYTETIT KTU NË GJERMANI KA ME QINDRA ORGANIZATA QË JAN ME TË HUAJT PSE NUK SHKOJN E TË ANKOHEN TEK KTO ORGANIZATA SE KTO LLOI ORGANIZATASH TË BËJN TË FLASËSH ME VETE. ME NJË FJAL ATO PRANOJN TË JEN SKLLEVËR MODERN SE JAN PA DINJITET E PA PERSONALITET. PO TË JEN NJERZIT KOREKT E TË FORT I TRGOJN VËNDIN KTYRE LLOI PLERAVE E KTA SKAN ÇFAR BËJN. PRA E KAN VET FAIN QË ZHGARAVITEN PËR 1 COP BUK. ATA NJË COP BUK E HAN KUDO QË TË JEN. NUK VDES NJERI PËR 1 COP BUK KUDO QË ËSHTË NË KTË BOT. E MOS TË PUNOJN SKLLEVËR PO TË PUNOJN PËR VËNDIN E TYRE E TA KUPTOJN GURI RËND NË VËND TË VET.
PërgjigjuNqs se ke profesion jeton shume mire kemi shume kohe ketu dhe nuk kemi Probleme te tilla,vetem dembelet ankohen ketu.
PërgjigjuTe punosh ne bujqesi, shendetsi apo edhe ne fabrike profesion eshte.. Nuk eshte profesion vetem doktori, inxhinieri apo muratori. Ketu po flitet per ata qe abuzohen jo per te gjithe.
Ju iku Caushesku tani te gezoni kapitalizmin. :)
PërgjigjuKur do e kuptoni qe kjo eshte "skllaveria moderne". Vendet si Gjermania jane te pasura sepse kane skllever qe punojne ne fabrika, shendetsi dhe bujqesi/blegtori. Nuk ka asnje gjermane ( te pakten normal nga mendja ) qe punon ne ato vende pune. Nuk eshte vetem puna e rende sepse edhe ne Shqiperi e njejt eshte puna nuk te jep njeri lek kot, por aty jane kushtet e ndyra te jeteses plus edhe racizmin nga debilat e lagjes apo fshatit ku jeton. Shume njerez detyrohen te rrine si qen ne kushte mizerje sepse kane marre para borxh per te ik ne Gjermani sepse agjensite apo "shoket" qe shesin pordhe jua kane bere fushe me lule. Mos dergoni vajzat dhe djemte te vuajne , po qe per te vuajt e kane me mire te vuajne ne vendin e tyre.
PërgjigjuPo kthehuni ju qe ankoheni te shofim sa bukur do jetoni ktu ne shqipri, kthehuni pra pse ankoheni o dele, o langaraqer o dembela.
"Shqip" nuk eshte edhe aq e lehte. Eshte njesoj si tu thuaje sklleverve te meparshem perse ndenjet skllever ju? Askush nuk zgjedh te jet skllav por behet dhe qendron nga halli qe ka. Eshte e lehte te thuash kthehu por njerezit kane harxhuar parate, shitur pasurite ne shqiperi per te ik ne gjermani. Kana marre para borxh apo kane njerez qe presin te hane nga rroga e tyre ne shqiperi sepse ju thane qe Gjermania eshte fushe me lule ku behen para. Me vjen keq qe ende sot genjehemi me nje karamele si kalamaqer. Shteti duhet te nderhyj por ketu ne shqiperi nuk ka shtet dhe njerezve ju ka plase cipa, qeshin me fatkeqsite e te tjereve. Ne shqiperi po nuk shkove te besh pordhe quhesh i deshtuar.
Po pse nuk ktheheni more skllever te Gjermanise!!!
"Une" ke shume te drejte!ke thene nje gje shume te vertete. Une qe e provoj ne kurrizin Tim e di,pp ata qe se kuptojne duan te provojne