Naftëtarët e Marinzës, të punësuar në kompaninë kineze “Bankers Petroleum”, kanë nisur një grevë pa afat.

Greva e urisë organizohet nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur dhe vjen pas protestave të vazhdueshme për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës.

Grevistët shprehen të vendosur për të vijuar grevën derisa ‘Bankers’, të nisë dialogun për të rritur me 18 për qind buxhetin vjetor të pagave.

Naftëtarët tregojnë se paga mesatare është 60 mijë lekë, ndërsa kërkojnë të shkoje deri në 100 mijë lekë në muaj.

Protesta e naftëtarëve në Marinëz të Fierit vjen në një kontekst ku “Bankers Petroleum” është përfshirë në një hetim nga SPAK. 14 persona, mes tyre CEO Hongping Xiao dhe ish-drejtuesi Leonidha Çobo janë prangosur për mashtrim fiskal dhe shpërdorim detyre. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se kompania kineze i ka shkaktuar një dëm prej 110 milionë lekësh shtetit shqiptar.