Punonjësit informal mbrojtën pronarët, nuk denoncuan që punonin pa sigurime, humbën pagat e luftës

Asnjë i punësuar në të zezë nuk ju përgjigj thirrjes së kryeministrit për të denoncuar biznesin, si e vetmja mundësi që kishin për të përfituar nga pagat e luftës.

"E di që kemi një problem me ata që punonin me të zezë. Por nuk mund të bëjmë dot asgjë sy mbyllur në këtë drejtim. Nuk e ndajmë një ndihmë për kë punonte në të zezë, pastaj i bie që të vijë kushdo dhe të thotë më jepni një pagë lufte se kam punuar në të zezë. Në u ndihmojmë nëse na tregoni ku keni punuar në cilën kompani dhe kush iu ka paguar. Dhe kjo jo për të penalizuar punëdhënësin, por për të verifikuar rastin dhe për t'iu dhënë hakun" tha kryeministri Edi Rama më 1 prill të këtij viti.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pohojnë se gjatë periudhës së pandemisë nuk është bërë asnjë denoncim pranë tyre për të marrë pagat e luftës.  Në këtë mënyrë punonjësit kanë zgjedhur të pronarët dhe të humbasin paratë që mund të përfitonin paketat mbështetëse të qeverisë.

Punonjësit në të zezë janë humbësit më të mëdhenj të pandemisë, dhe e vetmja mundësi që të përfitonin ishte denoncimin, opsion që nuk u shfrytëzua prej tyre. Informaliteti në punësim është më i përhapur në sektorin e bujqësisë, të ndërtimit, call center dhe në tek shërbimet, ku bëjnë pjesë edhe punonjësit sezonal.

Edhe pse është fakt i pranuar nga institucionet, për punësimin në të zezë në vend nuk ka të dhëna të sakta se në çfarë niveli është aktualisht. Por sipas Bankës Botërore për vitin e kaluar niveli i informalitetit në punësim arriti në nivelin e 36%.

Pra sipas institucionit financiar ndërkombëtar 1/3 e forcave të punës është në të zezë.

“Në vitin 2019, punësimi në sektorin informal mbeti i lartë në Shqipëri, 36 përqind e totalit.  Pjesa më e madhe e rritjes së punësimit ishte për shkak të një rritje në punësimin informal prej 30,000 mijë të punësuarish në të zezë, ose rritje me 6.7%”, thuhet në raportin e BB për trendet e tregut të punës për Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa sa i takon pagave të luftës nga të dyja paketat sipas ministrisë së Financave kanë përfituar mbi 303 mijë persona, punonjës e ish punonjës.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari