Violeta Gecaj e cila ka deklaruar se është dhunuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Gruaja deklaroi se ka shkuar në zyrën e Veliajt për t’i kërkuar ndihmë por ai e ka dhunuar duke i thënë ti drejtohet SHQUPit. “Më kanë dhunuar. Të shkosh në shtëpi e dhunuar nga eprori yt që i ke dhënë votën dhe e ke besuar. Shkova për t’i kërkuar ndihmë por u përballa me dhunë fizike. Më shtyu dhe më përzuri. Kërkova të drejtën time, pse më ke larguar padrejtësisht nga puna. Më tha drejtoju SHQUPit, drejtoju Lulit, shporru nga Bashkia. Unë isha specialiste e mesme në Drejtorinë e financës si magaziniere, paguhesha 267 mijë lekë të vjetra, jemi 7 anëtarë në familje. S’kam bërë ende padi do e marr një vendim nesër sapo të marr arsyen e largimit, pastaj do veproj”, thotë gruaja.
Këshilltarja e PDsë, Reila Bozdo e ka quajtur rastin skandaloz. Edhe deputetja, Albana Vokshi tha se ky është një rast tronditës duke i kërkuar kryeprokurorit Adriatik Llalla të nisë hetimet. Vokshi i ka bërë apel edhe Avokatit të Popullit të trajtojë këtë çështje. “Rasti i zonjës Violeta Gecaj është rast rrëqethës, tronditës ndaj dhe ne i kërkojmë Prokurorit të Përgjithshëm të nisë hetimin penal ndaj kreut të bashkisë, Erion Veliaj, bazuar në kodin penal për të gjithë dhunuesit e grave. Është një dhunë verbale, fizike e vazhdueshme. Avokati i Popullit të trajtojë këtë çështje dhe të gjitha grave dhe vajzave që po pushohen me anë të një zarfi nga Veliaj”, deklaroi Vokshi.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)