Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhurojnë pemë për Tiranën

Parkut të Liqenit Artificial i shtohen pemët dita-ditës. Shumë qytetarë dhe biznese i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës për t’i dhënë më shumë gjelbërim qytetit, në plotësim të misionit për Pyllin Orbital. Kësaj here, pjesë e nismës është bërë edhe institucioni i Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Kryebashkiaku Erion Veliaj e vlerësoi angazhimin e qytetarve që mbjellin pemë dhe që duan një Tiranë më të pastër, ndërsa theksoi nevojën e mbështetjes së kësaj nisme nga të gjithë për të patur një qytet më të mirë për brezat e ardhshëm.

“Sot ka qenë një ditë fantastike: dhjetëra qytetarë në cepa të ndryshëm të parkut të Liqenit kanë dhuruar pemë. E mbyllëm këtë ditë mbjelljesh me Erion Kokën. Ndonjëherë ka njerëz që thonë: Unë e bëj punën time për shtetin! Njëri punon kryetar bashkie, tjetri në mirëmbajtjen e rrugëve, dikush tjetër mund të jetë polic ose ushtarak, por unë besoj se një shtetar i mirë, një zyrtar i mirë, është edhe një qytetar i mirë. Pra, përtej punës, çfarë energjie i japim këtij qyteti, mbi atë që, le të themi, është norma jonë e detyrës? Jam sot shumë mirënjohës për Erionin, për dhjetëra ushtarakë, policë, dhjetëra mjekë, infermierë, që përtej angazhimit të tyre publik marrin përsipër edhe një angazhim qytetar!”, tha Veliaj.

Ai shprehu mirënjohje për çdokënd që bëhet pjesë e aksionit të bashkisë për të mbjellë pemë, ndërsa ftoi çdo qytetar që të shfrytëzojë festat apo ditë shënuara të tyre, si një angazhim personal që secili mund të japë për një qytet më të mirë. “Jemi në gjysmë të planit tonë për këtë vit, kemi edhe një muaj e gjysmë për të thyer prapë rekordin. Dua të ftoj të gjithë të mbjellim pemë për 14 marsin, Ditën e Verës, të mbjellim një pemë për fëmijët që do jetë këtu gjithë jetën. Kush mbjell një pemë, jo vetëm që nuk këput pemë, por nuk ofendon, nuk flet me zë të lartë, nuk hedh mbeturina në tokë dhe unë besoj se më shumë se mbjellje fidanësh e pemësh, është më shumë mbjellje e një kulture dhe një mentaliteti të ri në këtë hapësirën ku mbillen idetë tona, që është kultura jonë qytetare”, tha kreu i Bashkisë.

Drejtori Rajonal i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erion Koka kujtoi gjendjen e mëparshme të Parkut të Liqenit Artificial kur çdokush ankohej për papastërti e mungesë gjelbërimi. Sot, sipas tij, është mundësia që çdokush të japë kontributin e tij. “Kur kemi ardhur si studentë, si pikë referimi kemi pasur pikërisht këtë park, ishim të lodhur të dëgjonim vetëm njerëz që ankoheshin për mjedisin e ndotur, për mungesën e pemëve, për ndotjen e ajrit. Është momenti që secili të japë diçka nga vetja e vet për të rregulluar situatën, se ankesat nuk do na çojnë askund. E mbështes jashtëzakonisht shumë nismën e kryetarit të Bashkisë për zhvillimin e parkut dhe parqeve të reja që janë ngritur dhe Pyllit Orbital që po ndërtohet rreth e qark Liqenit. Ishte gjëja më e mirë e mundshme që mund të bënim”, tha Koka.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 2025/ Berisha i ankohet Këshillit të Diasporës për qeverinë dhe Sorosin: Gjyqe politike ndaj opozitës, qeveri teknike për garantimin e votës së emigrantëve

Zgjedhjet e 2025/ Berisha i ankohet Këshillit të Diasporës për qeverinë dhe Sorosin: Gjyqe politike ndaj opozitës, qeveri teknike për garantimin e votës së emigrantëve