ITALI- Pas Viktorian Picakut, një tjetër shqiptari i bëhet atentat në Itali. Lajmin e bëjnë me dije mediat italiane. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së djeshme në qytetin Oderzo, Trevizo, ku shqiptari me inicialet D.Q. ka mbetur i plagosur.
40-vjeçari punon si truprojë në shoqërinë e sigurisë “Executive Service”, një kompani që vepron në shërbimet e ruajtjes dhe sigurisë së brendshme të sallave të lojërave në Casino di Venezia.
Ngjarja ka ndodhur në orën 3:40 të mëngjesit, kur shqiptari po kthehej nga puna. Sipas mediave italiane autori që i ka zënë pritë mbante një maskë në fytyrë në momentin që e ka qëlluar me dy plumba. Plumbi i ka hyrë në lartësinë e shpatullës pa shkaktuar lëndime serioze.
Prokuroria ka nisur hetimet për tentativë vrasjeje, ndërsa në kazinonë ku punonte shqiptari kanë deklaruar se nuk i njihnin personat që i zunë pritë dhe e palgosën truprojën e tyre.
Policia italiane sakaq nuk e përjashton mundësinë e plagosjes për shkak të të një krimi pasioni. Shqiptarin e ishte kërcënuar edhe në të kaluarën, dikush kishte gjetur fishekë pistolete në kopshtin e shtëpisë së tij. Sipas raportimeve paraprake, fishekët i përkasin të njëjtës armë që përdoret nga truproja.