Ministria e Shëndetësisë ka hapur sot aplikimet për teknikët e shkencave mjekësore që të bëhen pjesë e sistemit shëndetësor. Bëhet fjalë për pozicione si infermierë, mami, teknikë imazherie e laboratori, fizioterapistë dhe logopedë.
Aplikimet mund të dërgohen në portalin e dedikuar infermierëpërshqipërinë.al deri më 24 gusht.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Hapet thirrja për teknikë të shkencave mjekësore!
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, fton teknikët e shkencave mjekësore të aplikojnë për t’u bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik, duke kontribuar me dijen dhe përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve.
Aplikimet janë të hapura nga 10 gusht deri më 24 gusht për:
Infermierë
Mami
Teknikë imazherie dhe laboratori
Fizioterapistë
Logopedë
Apliko online: infermierepershqiperine.al












Komente
Komento