Puset e ujit,PD amendament në
Kuvend:Përjashtoni këto kategori

Puset e ujit,PD amendament në<br />Kuvend:Përjashtoni këto kategori<br>
Deputeti demokrat, Endri Hasa, depozitoi në Parlament amendamentin që përjashton nga pagesa familjet në fshat dhe qytet, që përdorin puset për t’u furnizuar me ujë.

Në projektligjin e Ministrisë së Bujqësisë tarifa e përdorimit të ujit nga puset nuk përcaktohet, duke e lënë atë në vullnetin e qeverisë.

Deputeti Endri Hasa propozon që të vendoset në ligj përjashtimi nga tarifat për çdo familje që nëpërmjet puseve, plotëson nevojat familjare për ujë apo i përdor puset për qëllime bujqësore dhe blegtorale.

Sipas deputetit, Ministrisë së Bujqësisë i mungojnë të dhënat e familjeve që përdorin puset për këto qëllime, por sipas të dhënave të INSTAT për ata që jetojnë në fshat, janë rreth 300 mijë familje përfituese nga nisma e Partisë Demokratike, nëse ajo do të pranohet nga qeveria. 

Deputeti Endri Hasa propozoi gjithashtu që fushata 6 mujore e parashikuar nga qeveria për informimin e qytetarëve dhe plotësimin e dokumentacionit të zgjerohet në dy vjet për t’u dhënë përdoruesve të puseve kohë të mjaftueshme për regjistrimin e tyre.

dok 1
dok 1
dok 1
(Amendamenti i PD dorëzuar në Kuvend nga deputeti Endri Hasa)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet