TIRANË - Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e segmenteve të tjera rrugore, të cilat janë të amortizuara në kryeqytet dhe vendosjen e 577 zgarave të pusetave të ujërave të shiut të cilat mungojnë. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Planifikimit dhe Menaxhimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës , Taulant Zeneli, deri tani kanë përfunduar 91 rrugë të parashikuara si emergjente.
Zeneli tha se aktualisht po punohet në të tjera akse rrugore, të cilat janë të amortizura, por edhe për ato që ka patur një shqetesim të shprehur nga qytetarët, në takimet me Kryetarin e Bashkisë, ashtu edhe përmes letrave, maileve apo faqes së facebook-ut, një prej të cilëve është rruga “Sadik Petrela”.

“Nuk jemi fokusuar vetëm në listën e rrugëve që kanë pasur probleme të evidentuara nga specialistët e Bashkisë, por edhe në rrugët për të cilat na kanë ardhur shqetësime nga qytetarët, nëpërmjet komunikimeve të ndryshme”, tha Zeneli.


(aq/shqiptarja.com)