Ruby Mae, e dashura e Dele Alli, ka postuar në Instagram një foto ku shihet e shoqëruar nga futbollisti duke shijuar disa orë së bashku para ndeshjes me Suedinë.

Modelja ndodhet në Rusi për të ndjekur progresin e Anglisë dhe yllit të Tottenhamit në këtë Botëror. Mae dhe Dele Alli u panë duke shkëmbyer puthje pas ndeshjes të së martës me Kolumbinë e cila përfundoi në shtesë dhe me penallti.

(Dele Alli dhe Ruby Mae pas ndeshjes me Kolumbinë)