Tre muskutjerët e “Sketch Show” Jemi mësuar ti shohim gjithmonë në ekran duke na servirur një humor të hollë mbushur plot batuta, por duket se 3 muskutjerët e Sketch Show, nuk ndahen as në jetën e përditshme. Ja ku i shomim sërish të tre gjatë një turi pushimesh nëpër Evropë : Ermal Mamaqi, Gentian Zenelaj dhe Julian Deda, treshja e pandarë e cila duket se edhe momentet jashtë ekranit i organizon bashkarisht. Por ajo që bie në sy është fakti nëse këto pushime ata kanë qenë vetëm apo me bashkëshortet e tyre, pasi të tre aktorët kanë një jetë shembullore familjare. Ndoshta tre bashkëshortet e tyre nuk kanë preferuar të bien në sy, ndryshe nga burrat që të mësuar me kamerat dhe aparatin fotografik, nuk përtojnë duke pozuar në çdo situatë.
/Shqiptarja.com










