Këngëtarja Beyonce shfaqet në bregdetin e Miamit me bashkëshortin e saj Jay-Z. Ata zbresin të dy nga makina dhe pa besdisur asaka nga fotografët i përshëndesin ata dhe vijojnë rrugën e tyre në kërkim të një vendi ideal për të pushuar. Javën e shkuar në një intervistë për revistën amerikane GQ, bashkëshorti i artistes Jay-Z ka pohuar se po e ndihmon Beyonce gjatë kësaj periudhe dhe mezi po pret të rrisë fëmijën e tij. Çifti u tregua mjaft i sjellshëm me mediat në momentin kur deklaruan shtazëninë e tyre, madje ata ishin gati të pozonin për ta, duke shuar çdo thashethem që qarkullonte në media se artistja po mendonte të shiste fotot e shtatzënisë për një të përditshme amerikane.