Pushimet, Rama - mediave
greke: I bëj vetëm në Shqipëri

Pushimet, Rama - mediave<br />greke: I bëj vetëm në Shqipëri
Mediat kanë raportuar se kryeministri Edi Rama është duke pushuar së bashku me famijen e tij në Parga, ashtu siç bëjnë disa zyrtarë dhe politikanë të Shqipërisë. 

Por në një reagim në Facebook, kryeministri mohon të jetë duke pushuar jashtë vendit.

Duke përgenjështruar mediat e vendit fqinj, ai sqaron se s'është me pushime, ndërsa thekson gjithashtu se rregulli është që asnjë prej ministrave nuk duhet të pushojë jashtë Shqipërisë. 

rama

"Mediat greke thonë jam me pushime në Greqi#xde02;1.S'jam me pushime 2.Pushimet i bëj vetëm në Shqipëri 3.Ky do jetë rregull edhe për ministrat", shkruan Rama. 

Mediat greke: Edi Rama pushime të shkurtra në Parga
Mediat greke kanë shkruar se kryeministri ka mbërritur më 15 korrik në Parga për të bërë një pushim të shkurtër. 

Artikulli është botuar fillimisht nga Star.gr. 

media greke
(Artikulli i medias greke Star.gr)

Megjithëse sipas, mediave greke, pronarët e hoteleve nuk e kanë konfirmuar dhe as mohuar informacionin, Rama është njohur nga punëtorët shqiptarë në hotel.

Mësohet se kryeministri shoqërohej nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe njerëzit e sigurisë personale. Mediat helene shkruajnë se Rama do të kalojë një pushim të shkurtër në Pargën e bukur, siç bëjnë edhe disa zyrtarë e politikanë të Shqipërisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!