Pushimi i akuzave për dosjen Bajri, PD: Rama liron kriminelët dhe dhunon e burgos qytetarët

Lirimi nga akuzat e të arrestuarve nga dosja e bujshme Bajri, për akuzat e vrasjes, kanosjes, gjobëvënies, basteve të paligjshme dhe shumë të tjera, ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike duke thënë se kjo tregoi edhe njëherë se drejtësia është kapur nga Rama.

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se reforma në drejtësi ka dështuar, duke u bërë mburojë e grupeve kriminale në shërbim të pushtetit të kryeministrit.  Duke hequr një paralele me protestën kundër shembjes së teatrit, Alibeja shprehet se Rama mbron kriminelët dhe oligarkët dhe dhunon protestuesit që kërkojnë respketimin e  të drejtave të tyre.

Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeaj

Lirimi nga burgu i grupit të tmerrshëm kriminal të Bajrave dëshmoi sot, në mënyrë të përsëritur, se regjimi i Edi Ramës i ka themelet tek krimi dhe se reforma në drejtësi ka dështuar, duke u bërë mburojë e grupeve kriminale në shërbim të pushtetit të kryeministrit.

Lirimi i grupit kriminal të Bajrave, me të cilët Edi Rama vodhi dhe bleu zgjedhjet në Shkodër, konfirmoi para qytetarëve të vërtetën që ne e kemi thënë prej shumë kohësh, se kush është pjesë e grupeve kriminale, qeveria dhe drejtësia, nën diktatin e saj, bën gjithçka për ta shpëtuar.

Kush proteston, kush mbron trashëgiminë kulturore, kush kërkon që Shqipëria të bëhet si Europa, kush kërkon respektimin e lirive dhe të drejtave, kush kërkon të luftohet krimi dhe korrupsioni, kush denoncon Edi Ramën dhe bandën e tij si vegël të oligarkëve për të vjedhur Shqipërinë, goditet, tërhiqet zvarrë, burgoset.

Mes rinisë, artistëve dhe qytetarëve të ndershëm dhe bandës së tmerrshme të Bajrave, që njihet në zonën e Shkodrës për vrasje makabre, trafik droge dhe prostitucioni, Edi Rama zgjedh të jetë krah kriminelëve, t’i mbrojë ata, t’i lehtësojë nga akuzat dhe t’i lirojë nga burgu.

Vetëm përmes tyre, Edi Rama mund të mbajë në këmbë pushtetin e tij të kalbur nga krimi, korrupsioni, nga paraja e zezë që e mban peng si kryeministrin e vetëm në Europë, i cili shkatërron trashëgiminë kulturore për të ngritur kulla betoni me oligarkët dhe grupet kriminale si ata që u liruan sot.

Kjo është një arsye më shumë për të protestuar! Të mos e lëmë jetën në dorë të një regjimi që ka bërë pakt me krimin kundër qytetarëve. Është në nderin e të gjithëve të jenë sot në sheshin e protestës, bashkë me artistët, me rininë, me opozitën.

Partia Demokratike i bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë të heqin dorë nga dhuna dhe presioni ndaj qytetarëve. Është e papranueshme që policia po sillet si një vegël e verbër politike duke mos lejuar qytetarët nga jashtë Tiranës të bashkohen me protestën e orës 17.30. Kushdo polic apo prokuror që, në vend të zbatimit të ligjit, zhytet në llumin e paligjshmërisë dhe korrupsionit të Edi Ramës, duhet të ketë të qartë se asgjë nuk do të harrohet!

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TURI MIU ALIBAJGA: 21/05/2020 11:21

    O turi mi alibajga o nipi i krimineli isa toska tradhtari i ndyr që i ka pas duart me gjakun e Shqiptarve. Po ti dil e trego njëher për vllain tënd në burg në Gjermani për drogen diler i dënuar 15 vjet burg po fol mor alibsjga njëher të vetme fol o mi gjirizesh. Fundërrin e shoqëris.

    Përgjigju
  • BennTironci: 20/05/2020 20:59

    Doli ky miu i gjirizeve te Lanes

    Përgjigju
  • T eo: 20/05/2020 17:31

    Zoti Alibej ne kohen e qeverisjes suaj ju I vrisnit me duarne xhepa dhe pa ngrene! Ndersa sot policia po sidhet me profenalizem qe kush e godet polici ka goditur shtetin ketu policia nuk te fale si ne gjith boten demokratike per kundra dhe me zi.

    Përgjigju
  • Toma: 20/05/2020 17:20

    Mashtrues ordiner shpifes genjeshtar Bajret nuk jane leshuar po jane ne burg genjeshtare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja