TIRANE- Gjatë seancës dëgjimore me Ministrin e Shtetit, Bledi Çuçi, për progres-raportin e BE-së, opozita i mëshoi fort çështjes së pavarësisë së pushtetit lokal në vjeljen e taksave.
Por sipas ministrit Çuçi, ulja e të ardhurave për pushtetin vendor vjen për shkak të vështirësive ekonomike që ka sot vendi.
Progres-raporti i BE-së kërkon përveç decentralizimit, edhe shtrirjen e luftës ndaj korrupsionit në Pushtetin Vendor.
Për këtë, ministri Çuçi tha se, po shihet mundësia e një memorandumi ku do të përfshihen të gjitha institucionet e pavarura dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com