Pushteti vendor, KLSH çon
në prokurori 10 zyrtarë

TIRANE- Gjatë kontrolleve në fushën e administrimit të pronës publike, në fushën e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë në njësitë e qeverisjes vendore, në sektorin e tatim taksave, në sistemin e pagave dhe shpërblimeve, në dhënien me qira të pasurisë publike, në fushën e prokurimeve publike, si dhe në fushën e urbanistikës, vitin e kaluar Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur për në prokurori emrat e dhjetë zyrtarëve, në dy kallzime penale. Dje, në praninë e kryetarit të institucionit, Bujar Leskaj, u zhvillua analiza vjetore e Departamentit të Kontrollit të Buxhetit të Pushtetit Vendor, Administrimit dhe Privatizimit të Pronës Publike.

Leskaj theksoi se puna që ky Departament ka zhvilluar dhe zhvillon, është e një rëndësie të madhe, sidomos për shkak të rezultateve të faktuara në kuadër të luftës kundër fenomeneve të abuzimit dhe korrupsionit në administrimin e pronës publike, si një nga çështjet më të prekshme dhe tepër të ndjeshme për opinionin publik.


Në fjalën e tij, drejtori i këtij Departamenti, Osman Alushi vlerësoi realizimin e detyrave nga i gjithë ekipi drejtues i këtij Departamenti, ku për vitin 2011 janë realizuar 92 kontrolle, nga 60 të parashikuar, prej të cilave 67 kontrolle janë evaduar, 24 kanë përfunduar dhe do të evadohen në 3-mujorin e parë të vitit 2012 dhe një kontroll është në proces e sipër. Zyrtarët e proceduar akuzohen për konsumimin e veprës penale të "shpërdorimit të detyrës", me dëm ekonomik për buxhetin.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën