Referuar statistikave të Ministrisë së Financave mbi treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar, shpenzimet për buxhetin vendor (janar-gusht 2014) kapin vlerën e 17.123 milionë lekëve, kur në të njëjtën periudhë të vitit 2013 ishin 19,351 milionë lekë.
Aktualisht, taksat e pushtetit vendor, të ardhurat e të cilave shkojnë në buxhetin e shtetit, janë taksa mbi pasurinë, taksa mbi biznesin e vogël dhe taksa lokale.
Nga taksa për pasurinë në këto tetë muaj u arkëtuan 2,653 milionë lekë, nga taksa mbi biznesin 1,449 milionë lekë dhe nga taksa lokale 4.498 milionë lekë.