Pushtimi i Ukrainës, a mundet Putin të përdorë armët bërthamore taktike?

Pushtimi i Ukrainës, a mundet Putin të përdorë armët bërthamore taktike?

Pasi Vladimir Putin filloi sulmin e tij kundrejt Ukrainës deklaroi se kishte vënë në gatishmëri ‘forcat e tij parandaluese’, gjë që nënkupton kalimin e armëve në statusin të ‘gatshëm për të luftuar’.

Por çfarë janë armët bërthamore taktike?

Armët bërthamore taktike janë ato që mund të përdoren në distanca relativisht të shkurtra. Kjo i dallon ato nga armët bërthamore "strategjike". Kujtojmë Luftën e Ftohtë, kur këto ishin bombat që dy superfuqitë, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik, mund të lëshonin në distanca të gjata në territoret e njëra-tjetrës. Termi "taktik" përfshin në grupim shumë lloje armësh, duke përfshirë dhe bomba dhe raketa nga më të voglat që përdoren si armë "fushë-beteje".

Sa armë bërthamore taktike ka Rusia?

Sipas informacioneve Rusia mendohet të ketë rreth 2000 armë bërthamore taktike. Këto mund të vendosen në lloje të ndryshme raketash të cilat zakonisht përdoren për të shpërndarë eksplozivë, ato madje mund të gjuhen si predha artilerie në një fushë beteje.

Sipas deklaratës së Dr.Patricia Lewis, drejtuese e programit ndërkombëtar të sigurisë në qendrën e mendimit Chatham House thuhet se :"Ata mund ta shohin atë si pjesë të forcave të tyre konvencionale," ç'ka do të thotë se shqetësim real është fakti se Rusia mund të jetë më në gatishmëri të përdorë armë taktike më të vogla sesa raketa strategjike më të mëdha.

Çfarë fuqi kanë këto armë bërthamore?

Armët bërthamore taktike ndryshojnë shumë në madhësi dhe fuqi. Më i vogli mund të jetë një kiloton ose më pak (ekuivalent me një mijë ton TNT shpërthyes), deri te më të mëdhenjtë ndoshta deri në 100 kiloton. Pasojat nga shpërthimet e tyre do të vareshin nga madhësia e kokës, sa larg mbi tokë shpërthejnë, si dhe në varësi të mjedisit lokal. Sjellim në vëmendje bombën që vrau rreth 146,000 njerëz në Hiroshima , Japoni, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte 15 kiloton. Sipas të dhënave, armët më t A është fjala e Putinit për armët bërthamore një shkak për t'u shqetësuar?

Presidenti Putin i është referuar më shumë se një herë armëve bërthamore e me sa duket kjo është një përpjekje e tij për të krijuar një ndjenjë frike. Sipas spiunëve amerikanë ata e shohin këtë si një sinjal të Putin për Perëndimin për ta bindur atë që të mos ndërhyjë më në Ukrainë, dhe se jo si një shenjë se ai po planifikon një luftë bërthamore. Por, të tjerë shqetësohen se edhe pse shanset janë të ulëta, është e mundur që Rusia, në kushte të caktuara, të tundohet të përdorë një armë taktike më të vogël në Ukrainë.

"Putinit ndihet rehat në botën e 'stabilitetit-paqëndrueshmërisë', ndërsa perëndimi pengohet nga sulmi i tij bërthamor," shkroi në Twitter Dr Mariana Budjeryn , një eksperte bërthamore në Qendrën Belfer.

Inteligjenca amerikane thotë se Rusia ka një teori të quajtur "përshkallëzim për të de-përshkallëzuar" nëse është në një konflikt me NATO-n. Kjo do tw thotw të bësh diçka dramatike: të tilla si përdorimi i një arme taktike në fushën e betejës, ose si një demonstrim diku, ose kërcënimi për ta bërë këtë. Ideja është të frikësojmë palën tjetër që të tërhiqet. Shqetësimi është se nëse Putin ndihet i bllokuar dhe se strategjia e tij në Ukrainë po dështon, ai mund të përdorë armët taktike bërthamore si një "ndryshim të lojës", për të shmangur humbjen. Por, situata ka të ngjarë të përkeqësohet në Ukrainë, ose përsëri në Rusi, që ai ta marrë parasysh këtë.

James Acton, një ekspert bërthamor në Carnegie Endowment for International Pace në Uashington DC, thotë: "Jam i shqetësuar në mënyrë legjitime se në atë rrethanë Putini mund të përdorë një armë bërthamore, me shumë mundësi në terren në Ukrainë për të tmerruar të gjithë dhe për të arritur qëllimet e tij. Nuk jemi ende në atë pikë”.

Dr Heather Williams, eksperte bërthamore në Kings College London, thotë se një problem është se është e paqartë se si do të dukej "fitimi" në Ukrainë për Putinin dhe si rrjedhim çfarë mund ta shtyjë Rusinë të përdorë një armë bërthamore.

A mund të jetë përdorimi i tyre vetëshkatërrues?

Putin pretendon se Ukraina është pjesë e Rusisë, kështu që përdorimi i armëve bërthamore në territorin e saj duket i çuditshëm. Vetë Rusia është afër dhe "shpërthimi mund të kalojë kufijtë", paralajmëron Patricia Lewis. I vetmi rast kur armët bërthamore janë përdorur në konflikt ishte nga SHBA në fund të Luftës së Dytë Botërore kundër Japonisë. A do të dëshironte Putin të bëhej lideri i parë që thyen tabu dhe i përdor ato? Disa shqetësohen se ai ka treguar një gatishmëri për të bërë gjëra që të tjerët mendonin se nuk do t'i bënte, qoftë duke pushtuar Ukrainën. Dr Williams thotë se ka një arsye tjetër pse Rusia mund të mos përdorë armë bërthamore, Kina.

"Rusia është shumë e varur nga mbështetja kineze, por Kina ka një doktrinë bërthamore "pa përdorim të parë". Pra, nëse Putini do t'i përdorte ato, do të ishte tepër e vështirë për Kinën t'i qëndronte pranë. Nëse ai do t'i përdorte ato, ai ndoshta do të 'humbiste' Kinën."

A mund të na çojë Rusia në një luftë bërthamore?

Askush nuk e di se ku do të çonte përdorimi i armëve taktike bërthamore. Ngjarja mund të përshkallëzohet dhe Putini nuk do të donte luftë bërthamore. Por llogaritja e gabuar është gjithmonë një rrezik.

"Ata do të imagjinonin se të gjithë do të kapitullonin," thotë Patricia Lewis. "Ajo që do të ndodhte është që NATO-ja do të duhej të hynte dhe të përgjigjej."SHBA thotë se po monitoron nga afër situatën.

Është e vështirë të parashikohet se si do të përgjigjen SHBA dhe NATO ndaj çdo përdorimi bërthamor. Ata mund të mos duan të përshkallëzojnë më tej situatën dhe të rrezikojnë një luftë bërthamore gjithëpërfshirëse, por gjithashtu mund të duan të tërheqin një vijë.


Lajmi kryesor:

Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset