Pushtimi i Ukrainës, Biden: Nuk do të jetë kurrë një fitore e Putin! Mizori ajo që po bën ushtria ruse

Pushtimi i Ukrainës, Biden: Nuk do të jetë kurrë një fitore e Putin! Mizori ajo që po bën ushtria ruse

‘Është një mizori, ajo që po bëjnë ushtarët rusë, si ‘marrja e pengjeve’ në spitalin e Mariupolit. Kështu deklaroi presidenti Joe Biden, duke iu përgjigjur ndërhyrjes së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili i bëri thirrje Kongresit Amerikan që të ndihmojë popullin e tij. 

“Ai na kërkoi ndihmë dhe mjete ushtarake dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë - tha Biden, - ne i marrim kërcënimet e Putinit shumë seriozisht, ne kishim ofruar ndihmë tashmë para pushtimit.

Presidenti Joe Biden e quajti mesazhin e liderit ukrainas Volodymyr Zelensky, "pasionant" dhe "bindës" . "E dëgjova mesazhin e tij - tha Biden - ishte bindës dhe fjalimi i tij shumë i rëndësishëm. Ai flet në emër të një populli që ka treguar guxim dhe forcë të jashtëzakonshme në përballjen me një agresion brutal. Guximi dhe forca jo vetëm që kanë frymëzuar ukrainasit, por e gjithë bota ". 

Biden sulmoi presidentin rus Vladimir Putin, duke kujtuar se "ai po bën kërdinë në Ukrainë" duke bombarduar ndërtesa dhe spitale.

"Kjo nuk do të jetë kurrë një fitore për Putinin, pavarësisht përparimit që ai bën në fushën e betejës." Kështu deklaroi presidenti amerikan Joe Biden, duke paralajmëruar më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën.


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset