Pushtimi i Ukrainës, Kryetarja e Komisionit të Jashtëm: Rusia po krijon rrezik të paprecedentë për Europën! I bashkohemi vendimeve të NATO, qofshin politike apo ushtarake

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli, në një konferencë për shtyp ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës. Kodheli tha se Shqipëria i bashkohet thirrjeve të SHBA-së dhe BE-së që Rusia të tërheqë trupat nga Ukraina, duke theksuar se po krijohet një rrezik i paprecedentë për Europën dhe më gjerë.

"Po krijon rrezik të paprecedentë për Europën dhe më gjerë. Në kundërshtim me të gjithë historinë pas Luftës së Dytë Botërore, sulmi për pushtimin e Ukrainës kërkon t'i imponojë botës parimin 'i forti ka të drejtë' kjo është e papranueshme. Shqipëria dënon në termat më të ashpër sulmin e Rusisë dhe qeverinë e Bjellorusisë për mundësimin e këtij sulmi. Shqipëria mbështet fuqimisht sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, Bashkë me aleatët tanë ne qëndrojmë në krah të Ukrainës dhe presidentit të saj legjitim. Mendimet tona janë dhe shkojnë te familjet e viktimave dhe të të plagosurve. Ne i Bashkohemi deklaratave të NATO-s që i bën thirrje Rusisë të ndërpresë sulmet ushtarake dhe të tërheqë forcat e saj, të respektojë ligjet ndërkombëtare", tha ajo.

Po ashtu Kodheli theksoi se Shqipëria qëndron në krah të aleatëve të saj dhe sanksioneve që ata kanë vendosur ndaj Rusisë. Kodheli shtoi se vendi ynë dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s do të mbështesin të gjitha vendimet e marra nga NATO, qofshin ato politike apo ushtarake, në përputhje me nenin 4 dhe 5 të traktatit të Uashingtonit.

"Krah aleatëve tanë ne dënojmë vendimin e Rusisë për të zgjeruar njohjen e rajoneve separatiste dhe i bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga rruga e agresionit. Udhëheqësit e Rusisë duhet të mbajnë përgjegjësi. Shqipëria dhe SHBA janë bashkëpenmbajtëse në Këshillin e Sigurimit në OKB, një garanci e jona për një angazhim të vazhdueshëm me nisma konkrete. Shqipëria nuk është mjaftuar vetëm me fjalë, i jemi bashkuar sanksioneve që SHBA dhe BE kanë vendosur ndaj Rusisë duke marrë edhe peshën e sanksioneve që Rusia ka vendosur si reagim. Qëndrimet tona kanë qenë publike. Theksoj dhe siguroj për angazhimin e plotë të vendeve anëtare të Asamblesë së NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare në mbështetje të të gjitha vendimeve të aleancës, qofshin ato ushtarake apo politike, në përputhje me nenin 4 dhe 5 të traktatit të Uashingtonit", theksoi ajo.

Sipas këtyre dy neneve të cituara nga Kodheli, palët do të këshillohen bashkërisht kurdoherë që, sipas mendimit të cilësdo prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike apo siguria e cilësdo prej Palëve. PO ashtu palët bien dakord se një sulm i armatosur kundër një apo më shumë prej tyre në Evropë apo në Amerikën e Veriut do të quhet si sulm kundër të gjitha atyre dhe si pasojë bien dakord që, nëse ndodh një sulm i tillë, secila nga ato, do të ndihmojë palën apo palët e sulmuara.

Rusia vijon bombardimin e Ukrainës për të dytën ditë me radhë, teksa forcat e tyre kanë hyrë tashmë në Kiev.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drini: 25/02/2022 14:26

    Mimi, mos fol ne emer te shqiptareve sepse ty te kane votuar vetem 3000 nga 2.8 milion votues dhe nese nuk do e kishit largu me dhune doktoreshen tani do ishe duke ngrene pershesh me kos.

    Përgjigju
  • Miri: 25/02/2022 13:45

    Po kur u sulmua Iraku, Libia,Siria pushtimi ish i ligjshem oh Mrike?

    Përgjigju
  • Tutu: 25/02/2022 10:33

    Gaztoret e politikes shqiptare… qe po te vije dita edhe per Atdheun e tyre , ja fusin vrapit me gjithe sorollopin e tyre..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale