Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, njihuni me një përmbledhje të zhvillimeve kryesore të fundit

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, njihuni me një përmbledhje të zhvillimeve kryesore të fundit

Nëse sapo po na bashkoheni, këtu janë zhvillimet më të fundit nga lufta në Ukrainë:

-Kryqëzori kryesor rus i raketave të Detit të Zi, Moskva, është fundosur në det të trazuar pasi një zjarr në bordin e anijes detyroi ekuipazhin të evakuohej. Ukraina thotë se ka kryer një goditje në anije, ndërsa Rusia pretendon se municionet në bord janë hedhur në erë.

-Mbytja shihet si një goditje masive për marinën ruse.

-Luftimet vazhdojnë në lindje të Ukrainës, tashmë në ditën e 51-të të luftës.

-Shpërthime janë raportuar edhe në Kiev, si dhe në qytetin Kherson.

-Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia do të zhvendosë drejtimin e eksporteve të saj të naftës dhe gazit në Azi. Ai paralajmëroi se vendet evropiane po destabilizojnë tregun duke u larguar nga gazi dhe nafta ruse.

-Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar vendet evropiane që vazhdojnë të blejnë naftën ruse se "fitojnë paratë e tyre në gjakun e të tjerëve". Në një intervistë për BBC, ai veçoi Gjermaninë dhe Hungarinë.

-Zyrtarët rusë vazhdojnë të pretendojnë se Ukraina po sulmon zonat kufitare në Rusi.

-Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka bërë thirrje për dërgimin e më shumë armëve në vendin e tij. Ai tha se ata janë të nevojshme për të thyer rrethimin e Mariupolit.

-Lufta në Ukrainë po ndikon "rëndisht" në ekonominë e eurozonës dhe ka shkaktuar rritje të kostove të energjisë, ndërprerje të zinxhirit të furnizimit dhe besim më të dobët të konsumatorëve, tha shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.


Lajmi kryesor:

Shtëpia e Bardhë: Biden nuk do të shkojë në Kiev! Zelensky: Bota të jetë e përgatitur për kërcënimin bërthamor të Rusisë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Ta gëzojë Berisha dhe Rama!

Dritan Hila: Ta gëzojë Berisha dhe Rama!