Një protestuese arriti të futej brenda në studion e televizionit të një kanali rus me një pankartë kundër luftës në Ukrainë. Brenda saj shkruhej : "Ata po ju gënjejnë".
E gjithë skena ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejt në Channel One të Rusisë, ku protestuesja Marina Ovsyannikova i quajti ngjarjet në Ukrainë një "krim". Pas ngjarjes që bëri jehonë në media, Ovsyannikova, ajo u arrestua menjëherë. Fillimisht u tha se askush nuk mund të komunikonte me të dhe se ishte zhdukur, por pas disa orësh avokati i saj publikoi video nga gjykata ku ndodheshin.
Gazetarja 44-vjeçe tashmë është liruar, ndërsa u gjobit me 257 euro.
Marco Imarisio bashkëshorti i saj i cili puno për "Russia Today", i pyetur nga mediat nëse kishte folur me Marinën ai tha "Mirupafshim" në mënyrë lakonike.
Gazetarja ruse Marina Ovsyannikova është gjobitur me 257 euro pasi protestoi kundër luftës në Ukrainë live në televizion. Ajo u arrestua menjëherë pas këtij gjesti, ndërsa sipas mediave të huaja Ovsyannikova tashmë është lënë e lirë.
Gazetarja ruse, e cili organizoi një protestë kundër luftës në një edicion të drejtpërdrejtë lajmesh mbrëmë është aktualisht në gjyq në Gjykatën Ostankino të Moskës. Marina Ovsyannikova akuzohet për "organizim të një ngjarjeje publike të paautorizuar", një akuzë administrative që mund të rezultojë me një gjobë deri në 30,000 rubla (200 £), shërbim në komunitet ose deri në 10 ditë burg. Më herët u raportua se avokatët e Ovsyannikova nuk ishin në gjendje ta gjenin atë, por një foto që qarkullon në rrjetet tregon se ajo është në gjykatë bashkë me avokatin e saj.
Marina Ovsyannikova, gazetarja 44-vjeçare e cila protestoi live në televizionin rus kundër agresionit ndaj Rusisë është zhdukur pas incidentit.
Pas ndërprerjes së transmetimit, gruaja është arrestuar dhe sipas avokatëve të saj, askush nuk mund të kontaktojë me të.
Marco Imarisio bahskëshorti i saj i cili puno për "Russia Today", i pyetur nga mediat nëse kishte folur me Marinën ai tha "Mirupafshim" në mënyrë lakonike.