Pakistani dërgoi dy avionë C-130 me ndihmë humanitare në Ukrainë të martën mbrëma, sipas ministrit të jashtëm pakistanez Shah Mehmood Qureshi.
Duke folur në bazën ajrore Noor Khan në kryeqytetin pakistanez ndërsa avionët niseshin, Qureshi tha se ndihma u dërgua me kërkesë të Ambasadës së Ukrainës në Islamabad.
Ndihma përfshin tenda, batanije, çanta gjumi, gjeneratorë, sapun, larje dore, ilaçe dhe ushqime të konservuara.
Pakistani "dëshiron që situata të zgjidhet përmes dialogut dhe diplomacisë", tha Qureshi.
Lajmi kryesor:
Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme










