Pushtimi nga Rusia, rruga e gjatë e Ukrainës drejt drejtësisë për masakrat e luftës

Pushtimi nga Rusia, rruga e gjatë e Ukrainës drejt drejtësisë për masakrat e luftës

ukraine.jpg" style="height:439px; width:780px" />

Luftimi i Ukrainës kundër agresionit rus nuk është vetëm në fushën e betejës, por edhe në fushën ligjore.

Në të gjithë këtë vend të shkatërruar, po mblidhen dëshmi dhe po mblidhen prova për një qëllim që mund të vijë vetëm shumë kohë pasi armët të heshtin, ai i drejtësisë ndërkombëtare.

Ndjekja e saj po drejtohet nga Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, e emëruar dy vjet më parë si gruaja e parë që mban këtë detyrë.

Ajo pa zhvarrosjen e një varri tjetër masiv këtë javë, nën një kishë me kube ari në Bucha, ku u zbuluan mëkatet më të errëta, 10 viktima këtë herë, disa të djegur plotësisht. Eshtrat e tyre u vendosën në çanta trupash dhe u hoqën për një përpjekje për identifikim.

Ndërsa qëndronte në buzë të gropës së thellë, ajo më tha se më shumë se 6000 raste të krimeve të luftës ishin hapur tashmë.

"Shumë njerëz flasin për gjenocidin e popullit ukrainas- dhe ne në fakt kemi arsye të flasim për gjenocid. Vladimir Putin është presidenti i vendit agresor që vret civilët këtu në Ukrainë. Ai është përgjegjës," tha ajo. 

Nga ana tjetër Kremlini vazhdon të mohojë akuza të tilla.


Lajmi kryesor:

Moska e pranon: Anija ruse që u godit nga Kievi u fundos! Rusia akuzon ukrainasit për bombardimin e fshatrave ruse, ata e mohojnë! Biden: Gati të shkoj në Kiev


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbol e çdo bashkësie etnike

Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbol e çdo bashkësie etnike