Kthimi i pushuesve/ Aksi Radhimë-Vlorë bllokohet, probleme me trafikun edhe në Morinë (VIDEO)

Temperaturat e larta kanë bërë që në fundjavë të ketë një dyndje të pushuesve drejt brigjeve të Shqipërisë. Ditën e sotme një numër i lartë pushuesish kanë zgjedhur jugun e vendit, por fluksi i madh i makinave ka bërë që të krijohet një trafik tepër i rënduar në Radhimë të Vlorës.

Sipas gazetarit të Report Tv, Armand Xhelili, në askin Radhimë-Vlorë prej një ore është bllokuar qarkullimi  si pasojë e trafikut të rënduar. Në pamjet e siguruara nga Report TV shihet teksa shoferët që  kanë mbetur në trafik kanë fikur makinat dhe kanë dalë jashtë automjeteve për shkak të 'izolimit' në trafik.

Trafiku në aksin Radhimë - Vlorë

Një situatë e ngjashme është shfaqur edhe në brigjet e Adriatikut. Rreth 30 mijë pushues të ardhur nga Kosova për në bregdetet shqiptare, gjatë kthimit kanë krijuar radhë të gjata në doganën e Morinës. Gazetari i Report Tv Benet Beqiri raporton se gjendja e trafikut është e rëndë në hyrje të qytetit dhe vijon nga Fusha e Dukagjinit deri në doganën e Morinës.


Patrullat e përbashkëta policore të Kosovës dhe të Shqipërisë po përpiqen të lehtësojnë trafikun.

Trafiku te Ura e Kukësit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santo: 08/07/2019 11:53

    Pushuesve apo pushtuesve?Me kto lloj rradhesh quhet pushtim jo pushim.Mungese infrastrukture e tmerrshme perndryshe sdo kishte nevoje per aq shume vetura qe ndotin ajrin po kush ka per ti ber keto ataviket me pashaport shqiptare?Duhen tpakten 100 vjet qe te arrijne te kuptojne qe makinat duhen lene ne vlore dhe prej aty gjithe transporti duhet bere me autobuse ose vetura elektrike ose me mbushje diellore qe te jete gjithe zona ender per gjithe boten.PS dhe harrova duhen ndaluar me ligj krijesa me pamjen e ilir metes ne ate zone qe tmos tremben kafshet e gjora qe kan mbijetur 25 vjet demokraci.

    Përgjigju
  • Gimi prej Tirone.: 08/07/2019 06:40

    Nder te tjera jane parakalimet qe bejne disa idiote te paedukate qe bllokojne trafikun per vehten dhe te tjeret. Shqipo e ka te pa mundur te respektoje radhen.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 07/07/2019 22:34

    Sa don qe te fillosh pushimet te fillon dhimbja e kokes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar