Pushuesit kosovarë 'pushtojnë' bregdetin shqiptar! Fluks makinash në Morinë, rekord që nga viti i kaluar...dritë jeshile për turizmin në vend

MORINË-Me mijëra shqiptarë të Kosovës kanë hyrë në doganën e Morinës që në orët e para të mëngjesit, ku u krijua edhe trafik i rënduar. Edhe pse vendi ynë ka shifra në rritje të të prekurve me Covid-19, kjo nuk i ka ndalur shqiptarët e Kosovës t'i drejtohen bregdetit. Ata zgjedhin të pushojnë kryesisht në Shëngjin dhe Velipojë gjatë fundjavës.

Me mijëra qytetarë të Kosovës i janë drejtuar bregdetit shqiptar këtë fundjavë. Radhë kilometrike u krijuan në doganën e Morinës që në orët e para të mëngjesit.

Edhe pse në vendin tonë po shtohet numri i të prekurve me Covid-19, duket se turistët nga Kosova nuk janë të frikësuar nga virusi.

Po për pushime. Jo, ç’a virusi. Nuk kemi frikë nga virusi. Frika si në Prishtinë si në Dhërmi, domethënë nuk është çështje që duhet më bë panik”, shprehet një qytetar.

Fluks i lartë i automjeteve me targa të Kosovës është vërejtur në autostradën Milot-Lezhë, ku duket se një numër i madh turistësh i janë drejtuar plazhit të Shëngjinit.

“Ne kemi ardhur nga Gjilani, nga Kosova gjatë fundjavës”, thotë një qytetar tjetër.

Gazetari: Si ju duket bregdeti?

Qytetari: Mirë... fantazi.

Ju jeni nga?

Nga Ferizaj, me pushime. Mbas dy javëve do vijmë të vendosemi, nja dy javë për pushime”. 

Deri në orën 11:00 të ditës së sotme kanë hyrë në doganën e Morinës 8500 persona. Përpos Shëngjinit turistët nga Kosova frekuentojnë edhe Durrësin e Velipojën.

Fluksi i makinave në Morinë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:20
Shëngjini destinacioni i preferuar i pushuesve kosovar, trafik në autostradën Milot-Lezhë

Fluks i lartë automjetesh përgjatë autostradën Milot-Lezhë dhe në drejtim të rrugës së zonës turistike të Shëngjinit. Automjetet janë kryesisht me targa të Kosovës të cilët i drejtohen bregdetit, duke krijuar trafik të rënduar. Shëngjini është një nga destinacionet më të preferuara të pushuesve kosovarë, të cilët ditën e sotme kanë thyer rekordin, duke shënuar numrin më të lartë që nga viti i kaluar të pushuesve që vijnë nga Kosova drejt vendit tonë.

Sakaq ka patur edhe shumë qytetarë të Shqipërisë që nëpërmjet kësaj rruge i janë drejtuar zonës turistike të Prevallës. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Termeti: 28/06/2020 01:32

    Hajdeni ne durres o kosovare se pallatet jane gati te shemben edhe nje termet duan,,dhe do mblidhni 200.000 te vdekur ne rrenoja...

    Përgjigju
  • vjosa: 27/06/2020 17:39

    VIJNE NE SHENGJIN keta sepse nuk kane vend tjeter ku te shkojne,,,,ne kroaci--greqi cmimet jane te shtrenjta dhe keta zorraxhinj nuk i perballojne dot,,,ne mal te zi nuk ja mban bytha te shkojne sepse aty shkojne e gjithe paria e serbise dhe rusise,,,dhe keta plehra me buke e domate me vete duken sic jane muter,,,prandaj vijne ketu dhe na qelbin plazhet tona duke djere ne det,,,ptu,ptu,ptu,,...llum,,berllog...

    Përgjigju
    • Aiquni: 27/06/2020 19:12

      Keta jane vertete budallenj kur sju lene te hani bajga dhe pras i cili ka mbi 50 vjet qe ju ka mbire ne barkun tuaj socialisto-kinez.Nuk ka me te trashe se kosovaret vertete.Kur edhe nje gabel ne kosove eshte mbret ne Shqiperi e mund ti bejne pushimet kudo qe duan sepse gati te gjithe kane dyshtetesi e pasaporta evropiane vijne e lahen neper fekalet e shqiperise ku si dhurate per mireseardhje ka Diarhea pasi pi uje se po te hash dicka kap spitalin.Kesaj i thone po qahet bajga nga miza qe i hyp siper.

  • Qytetaret duhen te kene kujdes nga kjo Specje e rradhe...: 27/06/2020 14:45

    Neve duhet tju tregojne dhe tju mesojne Kulturen dhe mireshedhjen ,,ndersa per tju besuar kesaj Specie Specifike ". asnjehere " Flm...

    Përgjigju
  • àlkjn: 27/06/2020 14:14

    ksaj i thoni turizem ju!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë