Pushuesit kosovarë e vendas shkojnë drejt bregdetit të Vlorës, muaji gusht nis me trafik të rënduar

VLORË- Pushues të shumtë nga Kosova dhe qytete të tjera të vendit janë dyndur drejt bregdetit të Vlorës ditën e sotme. Muaji gusht ka nisur me trafik të rënduar në rrugën transballkanike dhe në zonën e Lungomares. Përmes pamjeve të ardhura në Report Tv,  automjete të shumta janë vënë në radhë për të hyrë në Vlorë.

Muaji gusht është periudha që shumica prej njerëzve marrin pushimet dhe zgjedhin të kalojnë këto ditë të nxehta në bregdet. Një ndër më të frekuentuarit është edhe qyteti i Vlorës që njihet për pamjet e mrekullueshme dh ujin e kaltër që ka.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e temperatura deri në 14 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Vranësira e temperatura deri në 14 gradë celsius, parashikimi i motit për sot