Teksa sezoni turistik veror po i afrohet pikut, sërisht bregdeti ynë vijon të ketë probleme. Veç infrastrukturës, që ende le për të dëshiruar, edhe shërbimet apo cilësia janë akoma shqetësuese.
Një nga problemet më të mëdha është siguria gjatë plazhit. Disa raste humbje jete janë regjistruar këtë sezon, ndërsa vihet re mungesa e rojeve bregdetare. Gentian Marishta, specialist pranë Agjencisë Bregdetare, thotë se Agjencia ka trajnuar 42 roje bregdetare në Mal të Zi për të shërbyer në të gjithë bregdetin, por ato janë jashtë shërbimit pasi bashkitë bregdetare nuk i paguajnë.
“Është një mungesë e theksuar e kullave të vrojtimit, por edhe e rojeve brgdetare. Ne si agjensi kombëtare e bregdetit, kemi trajnuar dhe çertifikuar 42 studentë në Mal të Zi për sa i përket rojeve bregdetare, por pjesa më e madhe prej tyre kanë mbetur pa punë sepse pushteti vendorë dhe bashkitë përkatëse bregdetare, nuk kanë mundur ti sistemojnë, nuk kanë mundur të plotësojnë hapsirat e tyre që menaxhojnë me kullat e vrojtimit”, tha Marishta .
Ndërkohë në plazhet ku janë ngritur kulla vrojtimi dhe funksionojnë rojet bregdetare, gjithcka është kryer nga resortet dhe plazhet private. Nga ana e tyre pushuesit thonë se shërbimi i rojeve bregdetare është domosdoshmëri.
“Duhet të shohin pushuesit ndonjë moshë e vjetër që nuk noton dot duhet parë që mos hyjnë thellë, apo fëmijët duhen vëzhguar edhe më shumë” thotë një pushues.
Vitin që shkoi, në plazhet e Durrësit dhe të Kavajës, u mbytën në det 12 persona ndaj ky shërbim duhet ngritur atje ku mungon.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7617
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane
24 Nëntor, 12:28
-
Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit
24 Nëntor, 12:22
-
Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës
24 Nëntor, 12:13
-
Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)
24 Nëntor, 11:43
-
Ulja e temperaturave, uji i ngrirë krijon kristale akulli në Dibër! Ngrica edhe në segmentin e Rrugës së Arbrit (VIDEO)
24 Nëntor, 11:37
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor, 11:35
-
Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj (VIDEO)
24 Nëntor, 11:21
-
Vrasja e rabinit Zvi Kogan, Presidenti izraelit Herzog: Sulm frikacak antisemitik
24 Nëntor, 11:20
-
Vrasja e Martinit, nesër Burgjet vendosin ku do transferohet 14 vjeçari i arrestuar
24 Nëntor, 10:58
-
Vlorë/ Përdorues të telefonit dhe të dehur në timon, policia 'ndëshkon' shoferët, gjoba deri në 400 mijë lekë! 1 person në pranga
24 Nëntor, 10:57
-
'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'
24 Nëntor, 10:50
-
Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh
24 Nëntor, 10:39