Pussy Riot, akuza kërkon 3 vjet burg
Për to mobilizohet edhe Madonna

Pussy Riot, akuza kërkon 3 vjet burg<br />Për to mobilizohet edhe Madonna
MOSKE - Tre vjet burg sepse guxuan të këndonin një këngë kundër Putin brenda në Katedrale. Tre vajzat e grupit punk Pyssy Riot e pritën me habi kërkesën e prokurorit rus. Dënimi, që mund të duket si i pamëshirshëm dhe i disproporcionuar për normat e një vendi evropian, është shumë i ulët se 7 vjetët e parashikuara nga ligji i ri mbi (jo) të drejtën për të shprehur mendimin kundër e që është përmendur shpesh nga një patriark ortodoks super i indinjuar. Është shenja që Putin personalisht, i vetëdijshëm për dëmin që do të pësonte imazhi i tij, nuk dëshiron ta rëndojë shumë dorën. Dhe kjo pikërisht në ditën kur edhe Madonna, që mbërriti në Moskë për një koncert të madh, iu bashkua emrave të famshëm të muzikës botërore si Sting, Peter Gabriel dhe Red Hot Chili Pepper, për të kërkuar mëshirë për tre vajzat e reja.

Procesi vazhdon me të njëjtën atmosferë surreale në të cilën mbështetësit e Pussy Riot vëzhgohen nga afër nga policia e veshur si për të përballuar trazira. Pankarta, korre dhe ulërima janë të drejtuara kryesisht ndaj Marina Syrova, gjykatësja që drejton procesin dhe që duket e vendosur që të mbërrijë te marrja e një vendimi brenda kësaj jave.

Ato, tre të dënuarat, duken të lodhura dhe vazhdojnë të ankohen për një trajtim të ashpër dhe jo njerëzor. Nadia Tolokonnikova (22 vjeç), Maria Aljokhina (24) dhe Ekaterina Samukevitch (29) janë në burg nga fillimi i marsit. Kjo periudhë e burgimit nuk do të llogaritet në vuajtjen e dënimit, gjë që ka shkaktuar indinjimin e organizatave ndërkombëtare për të drejtat civile dhe ka vënë në vështirësi qeverinë ruse, e ndarë mes tundimit për mbyllur një sy ndaj një “budallallëku” prej të rinjsh dhe nevojës për të kënaqur Kishën që tashmë është gjithnjë e më prezente në sferën e politikës nacionale.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje