Ditën e djeshme ka qarkulluar në të gjitha lajmet portalet lajmi se reperi Majk kishte puthur në publik të dashurën e tij Melitën. Teksa ndodheshin në një event mes njerëzve çifti janë puthur pas asnjë lloj problemi.

Dyshja përflitej për një ndarje dhe kjo puthje e rikonfirmoi lidhjen e tyre, por ky gjest duket se e ka shqetësuar, Majlinda Zekën, nënën e djalit të Majk.

Mamaja e Roanit të voglë ka postuar një status ku thumbon reperin.  "Të mbash maskë të lodh shumë. Pjesa më e lodhshme është të pretendosh të jesh dikush që e di që nuk je,”-  shkruan Majlinda.

(Foto e postuar nga Majlinda Zeka)