Puthja 'fake' mes Kamala Harris dhe Donald Trump që po bën xhiron e rrjetit! Shpikja e rrezikshme e inteligjencës artificiale të Elon Musk

Puthja 'fake' mes Kamala Harris dhe Donald Trump që po bën xhiron e rrjetit! Shpikja e rrezikshme e inteligjencës artificiale të Elon Musk

Fotoja e gjeneruar nga IA, Grok

Stuhia po godet zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Elon Musk, një nga mbështetësit më të vendosur të Donald Trump, sapo ka përditësuar IA, Grok (rivali i Chat GPT). Programi i inteligjencës artificiale i aftë për të gjeneruar imazhe nga teksti. E kjo ndodh për herë të parë.

Rezultatet e para janë të pabesueshme. Tregojnë si brenda sekondave mund të krijohet një informacion i rremë. Mjafton një nxitje e thjeshtë, udhëzimi i dhënë për IA (Inteligjencën Artificiale) në formë teksti, për të gjeneruar në çast një foto që duket reale, e aftë për të mashtruar votuesit.

Për shembull, imazhi i rremë i krijuar me Grok, në të cilin një burrë që duket si Donald Trump dhe një grua që duket si Kamala Harris, puthen me pasion, është bërë virale nga përdoruesit e medies sociale X, dikur e njohur si Tëitter, në pronësi të Musk.

Megjithëse rregullat e përdorimit të Grok ndalojnë gjenerimin e imazheve fyese, të dhunshme, të turpshme dhe shpifëse, përdoruesit që po testojnë inteligjencën artificiale të re të Musk raportojnë se nuk ka kufij për atë që mund të gjenerohet.

Një kërkim i shpejtë për "Grok 2" në X jep imazhet e mëposhtme:

Obama thith kokainë

Trump qëllon me dy armë

Trump përqafoi Kamala Harris shtatzënë

Taylor Sëift me të brendshme

Hitleri duke ngrënë shalqi

Një UFO me emblemën naziste

Faqja online ‘The Verge’ krijoi një foto të rreme të Barack Obamës duke u përpjekur të godasë me thikë Joe Biden. Në disa raste protagonistët e imazheve ngjajnë shumë pak me origjinalin, njerëzit me mish e me gjak  Në të tjera raste janë praktikisht identike.

Personi që përfiton më shumë është është vetë Donald Trump, i cili qëndron pas Kamala Harris në sondazhe dhe është gati të luajë pisët, për të rimarrë terren ( ashtu si para disa ditësh kur shkruante se turma në pritje të zv. presidentes amerikan në aeroportin e Detroitit ishte krijuar me IA (Inteligjenca Artificiale)

Programi Grok, i inteligjencës artificiale gjeneruese është disponueshme aktualisht vetëm për përdoruesit premium të platformës X.

Nga njëra anë, Elon Musk duhet të jetë përgjegjës për rregullimin dhe kontrollin e kësaj teknologjie të fuqishme. Nga ana tjetër, mbështetja e zjarrtë e sipërmarrësit për Donald Trump ngre dyshime për gatishmërinë e tij për të vendosur kufizime të rrepta për përdorimin e Grok.

Tendenca e Trump për polemika dhe për të sfiduar konventën të orienton që Musk mund të përdorë inteligjencën artificiale të tij për të nxitur dezinformimin, për të sulmuar Kamala Harris dhe për të ndikuar potencialisht opinionin publik në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Vetë Musk së fundmi ka shpërndarë në llogarinë e tij X, i ndjekur nga më shumë se 190 milionë ndjekës, një reklamë që kritikon Kamala Harris, në të cilën është përdorur zëri i zëvendëspresidentes amerikane të klonuar nga inteligjenca artificiale.

"Rasti Grok" ngre pyetje të rëndësishme etike në lidhje me përdorimin e Inteligjencës Artificiale në mediat sociale dhe peshën që teknologjia e madhe - dhe biznesmenët e pasur që veprojnë në sektorin gjenerues të inteligjencës artificiale - kanë në proceset demokratike. /La Repubblica, pershtati shqiptarja.com/ 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • G.Gjokutaj: 15/08/2024 14:51

    Te ndalohet urgjentisht po nderhyet ne zgjedhjet amerikane. Elon musk eshte zar i trump dhe po kerrkon te eleminoje avantazhin e Kamales ne zgjedhje

    Përgjigju
  • Arti: 15/08/2024 14:09

    Keto jane marrezira per mos thene dicka tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë