Putin akuzon NATO-n për provokim:
Duan të na tërheqin drejt një konflikti

Putin akuzon NATO-n për provokim:<br />Duan të na tërheqin drejt një konflikti
RUSI-Presidenti i Rusisë, Vladim Putin, ka akuzuar NATO-n se është duke provokuar vazhdimisht Rusinë dhe se po kërkon që ta tërheqë atë drejt një konflikti.

"Po provokojnë Rusinë. Po mundohen të na tërheqin drejt një konflikti", është shprehur Putin gjatë një takimi të zhvilluar me drejtuesit e Shërbimit të Sigurimit Federal të Rusisë.

Gjithashtu presidenti rus ka rikujtuar edhe takimin e Varshavës, ku sipas tij NATO aleatët e kanë cilësuar si kërcënim të sigurisë së NATO-s Rusinë.

“Në këtë takim Rusia është pranuar për herë të parë si kërcënim sigurie për NATO-n dhe është theksuar se pengimi i Rusisë është misioni zyrtarë i kësaj aleance”, ka deklaruar Putin.

 Sipas presidentit rus, prezenca e trupave të aleancës është një provokim i vazhdueshëm për Rusinë. Ai gjithashtu ka vënë në dukje se aleanca është duke shtuar gjithmonë e më shumë trupat e saj dhe artilerinë tokësore në kufijtë e Rusisë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut