Putin, anullon takimin me Obamën në SHBA

Putin, anullon takimin me Obamën në SHBA
Presidenti i rizgjedhur i Rusisë Vladimir Putin ka hequr dorë nga një vizitë e planifikuar gjatë këtij muaji në Shtetet e Bashkuara. Vizita e Putin kishte të bënte me një samit ekonomik për bisedime me presidentin Barak Obama.
Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë. Sipas burimeve mësohet se presidenti rus përmes një telefonate me kreun e shtetit Amerikan ka thënë se i nevojitet të përfundojë punët për krijimin e kabinetit të ri.
Ndërkohë në vend të tij, kryeministri i sapo emëruar i Rusisë Dimitri Medvedev pritet që të marrë pjesë në samitin e G8-tës në Kamp Dejvid, të Merilendit më 18 dhe 19 Maj.

Administrata Obama e ka zhvendosur takimin e G8-ës në Kamp Dejvid nga vendi që ishte planifikuar më parë në Çikago, pjesërisht për arsye për të akomoduar Putinin. Krerët e shteteve të NATO-s do të mblidhen në Çikago më 20 Maj.
Ndërkohë mësohet se Obama dhe Putin kanë rënë dakord të takohen muajin e ardhshëm në një takim tjetër ekonomik.

fj.di/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)