/ATSH-AFP/ - Presidenti Vladimir Putin urdhëroi sot dërgimin e ekipeve të shpëtimit rus në zonën e rrëzimit të avionit Airbus të kompanisë ruse charter, i cili u rrëzua në Egjipt me 224 persona në bord dhe shpalli të dielën një ditë zi kombëtare.
Më 1 nëntor, flamujt do të ngrihen në gjysmë shtize mbi ndërtesat zyrtare dhe u kërkohet kanaleve televizive të anulojnë të gjitha programet me tematikë argëtimi, sipas një dekreti të presidentit të lëshuar nga Kremlini.
Kreu i shtetit ka urdhëruar ministrin e Situatave të Emergjencës, Vladimir Poutchov të dërgojë menjëherë në marrëveshje me autoritetet egjiptiane, avionë të Ministrisë së Situatave të Emergjencave në Egjipt për të punuar në zonën e rrëzimit të avionit", njoftoi Kremlini në një komunikatë.
/Shqiptarja.com