Putin dhe Macron bisedojnë për marrëveshjen bërthamore të Iranit

Putin dhe Macron bisedojnë për marrëveshjen bërthamore të Iranit

Foto ilustruese

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike, ku kanë diskutuar për marrëveshjen bërthamore në mes të Iranit dhe fuqive botërore që është arritur më 2015.

Kremlini ka thënë se Putin dhe Macron kanë bërë thirrje për “respektim strikt” të marrëveshjes.

Megjithatë, zyra e presidentit Maceron ka thënë se dy liderët kanë rënë dakord nbi nevojën për “të ruajtur marrëeveshjen”.

“Presidenti ka shprehur dëshirën e tij për bisedime mbi kontrollin e aktiviteteve bërthamore të Iranit pas vitit 2025, në një bashkëpunim të ngushtë me Rusinë”, thuhet në deklaratën e zyrës së presdientit francez.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vendosur 12 majin, si afat të fundit për të përmirësuar, ato që ai i vlerëson si “të meta të tmerrshme” të marrëveshjes, në të kundërtën ai ka kërcënuar se Uashingtoni do të tërhiqet nga pakti bërthamor.

Marrëveshja bërthamore i mundëson Teheranit lehtësim të sanksioneve ndërkombëtare, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Moska më herët ka thënë se “nuk ka alaternativë” tjetër për këtë marrëveshje. Në anën tjetër, presidenti iranian, Hassan Rohani ka mohuar çdo sugjerim që kjo marrëveshje të ndryshohet./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje