Presidenti rus Vladimir Putin ka shtrënguar duart me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, për herë të parë që pas zgjedhjes së tij, gjatë kremtimeve për 70 vjetorin e zbarkimit në Normandi.
Gjatë takimit të tyre ata diksutuan për një marrëveshje të mundshme armëpushimi si dhe për masat që do të merren për zbutjen e krizës, ku përfshihet edhe njohja e Poroshenkos si president nga ana e Rusisë. Në takim ishte e pranishme edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila në takim që zhvilloi më herët me presidentin rus i tha këtij të fundit se Rusia mbante përgjegjësi të madhe në vendosjen e paqes në Ukrainë.
Ajo shtoi se me zgjedhjen e Poroshenkos kishte ardhur koha për stabilitet në Ukrainën e përfshirë nga tensionet. Nga ana tjetër Putin mohoi përfshirjen ushtarake të Rusisë, megjithë pranisë së luftëtarëve rusë në radhët e rebelëve. Gjermania po tregohet e kujdesshme në lidhje me sanksionet shtesë për Rusinë. Në samitin e G7 në Bruksel kancelarja Merkel deklaroi se, vetëm nëse nuk arrihej ndonjë rezultat, do të vendoseshin sanksione të reja ndaj saj.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com