Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu iranian, Hassan Rohani nënvizuan sot gjatë një bisede telefonike nevojën për një ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Rripin e Gazës, ku ushtria izraelite ka ndërmarrë një ditë më parë një ofensivë tokësore.
"Dy krerët nënvizuan nevojën për një ndërprerje të menjëhershme të konfliktit dhe rifillimin e një dialogu izraelo-palestinez", deklaroi në një komunikatë Kremlini.
"Putin dhe Rohani diskutuan gjithashtu për bisedimet që po zhvillohen mbi programin bërthamor iranian si dhe projektet e përbashkëta në fushën e gazit, naftës dhe programit bërthamor civil", vijon komunikata.
Ushtarët izraelitë, të mbështetur nga aviacioni dhe tanket, nisën dje një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për të shmangur përshkallëzimin e dhunës./ATSH/
/Shqiptarja.com