Putin emëron ambasadorin e ri në
Turqi, pasi u vra paraardhësi i tij

Putin emëron ambasadorin e ri në<br />Turqi, pasi u vra paraardhësi i tij
Presidenti rus,Vladimir Putin emëroi sot një ambasador të ri në Turqi për të zëvëndësuar paraardhësin e tij, i vrarë me armë zjarri në dhjetor në Ankara.

“Aleksei Vladimiroviç Jerhov u emërua ambasador i Rusisë në Turqi”, sipas tekstit të një dekreti presidencial, i publikuar nga Kremlini që mban datën e sotme.

Diplomati rus, 57 vjeç, ka mbajtur postin e këshilltarit pranë ambasadës së rusisë në Damask para se të emërohej konsull në Stamboll në 2009, ku qëndroi deri në vitin 2015.

I emëruar drejtor i Qendrës së Situatave të krizës në Ministrinë ruse të Punëve të Jashtme, kandidatura e tij u propozua nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Dumas (Dhoma e Ulët e Parlamentit rus).

“Turqia zë një vend të veçantë në zemrën time”, deklaroi ai në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve TASS, në shkurt.

”Është një vend i jashtëzakonshëm”, shtoi ai.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset