Rusi, shmanget sulmi terrorist në Shën Pjetërburg fal informacionit nga SHBA, Putin falenderon zyrtarisht Trump

Rusi, shmanget sulmi terrorist në Shën Pjetërburg fal informacionit nga SHBA, Putin falenderon zyrtarisht Trump

Presidenti rus Vladimir Putin ka falënderuar zyrtarisht presidentin amerikan Donald Trump pasi Rusia arriti të shmangte një sulm terrorist në Shën Petersburg falë një këshille nga amerikanët. Trump personalisht kishte paralajmëruar Putin më 27 dhjetor se dy persona, me emër e mbiemër, njëri prej të dyve ishte betuar për besnikëri ndaj Isis, po përgatiteshin të kryenin një sulm gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Rusisë këto lloj informacionesh. Dy vjet më parë një informacion nga Uashingtoni pengoi një sulm me bomba në katedralen e Shën Peterburgut.

Të dy presidentët - sipas Kremlinit u pajtuan të mbajnë një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi për luftën kundër terrorizmit. Në lidhje me falënderimin e Putin, nga Shtëpia e Bardhë ende nuk ka patur asnjë koment.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen