Putin feston ditëlindje e 65, Rusia
përfshihet nga protesta masive

Putin feston ditëlindje e 65, Rusia<br />përfshihet nga protesta masive
Më shumë se 250 njerëz janë arrestuar në Moskë, ndërkohë që protesta të shumta janë duke u zhvilluar në më shumë se 80 qytete ruse. Protestat janë organizuar nga mbështetës të kreu të opozitës Alexei Naval dhe kërkojnë që ai të lejohet të merri pjesë në zgjedhjet presidenciale të cilat zhvillohen në vitin 2018.

Përplasje mes policisë dhe protestuesve janë regjistruar në qytetin e Petersburg- ut, ku është duke u zhvilluar edhe protesta më e madhe. Mbështetësit e opozitës ruse kanë pushtuar Moskës dhe të dhjetëra qyteteve të tjera, ndërkohë që sot është edhe ditëlindja e 65- të e presidentit rus, Vladimir Putin.

Kreu i opozitës, Navalny, është momentalisht duke shlyer dënimin prej 20 ditësh burg për shkak të organizimit të protestave të jashtëligjshme. Kjo është hera e tretë që Navalny është burgosur këtë vit. Autoritetet zgjedhore të Rusisë kanë deklaruar se kreu i opozitës nuk mund të marri pjesë në zgjedhjet presidenciale të në mars të 2018, për shkak të një dënimi të pezulluar.


[gallery]24191[/gallery]

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër