
Vladimir Putin konfirmon vizitën e delgeacionit amerikan në Moskë javën e ardhshme. Interfax, citohon Presidentin rus, të ketë thënë se Moska është gati të zhvillojë bisedime serioze mbi propozimet e deritanishme, ndërsa ka vlerësuar planin e Donald Trump. Putin shpjegon kushtet në të cilat ushtria e tij do të ndalonte sulmet ndaj Ukrainas.
"Janë zhvilluar negociata në Gjenevë midis delegacionit amerikan dhe atij ukrainas. Ata kanë vendosur mes tyre, kështu siç kam kuptuar, që të gjitha këto 28 pika të ndaheshin në katër përbërës të veçantë. Dhe e gjithë kjo na është përcjellë. Kjo mund të shërbejë si bazë për marrëveshje të ardhshme, ne jemi gati t’i diskutojmë seriozisht. Pritet një delegacion amerikan javën e ardhshme. Rusia do t’i ndalojë sulmet kur trupat ukrainase të jenë tërhequr nga Donbasi, përndryshe, Moska do t’i arrijë objektivat e saj me mjete ushtarake", tha Presidenti rus në një bisedë me gazetarët, pasi kthimit nga një vizitë zyrtare në Kirgistan.
Lajmi kryesor:
Bisedimet për Ukrainën, Putin: Javën e ardhshme amerikanët në Moskë, gati për diskutime serioze! Armëpushim vetëm nëse Ukraina tërhiqet nga Donbasi/Zelensky: Presim rezultate pozitive nga diplomacia











